2

Vetingu djeg prokurorin e Tiranës, Cama: Drejtësia, nuk është projekvendim i KPK-së

               Publikuar në : 11:10 - 12/07/18 |
ri.de.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama. Vendimi i trupës gjykuese u komunikua sot në mëngjes nga kryesuesja Genta Tafa Bungo. Në një reagim të shkurtër për mediat, prokurori Cama tha se do të apelonte, pasi sipas drejtesia smund te jete nje projekt/vendim i KPK-se.

Ndryshe nga shumica e të djegurve nga Vetungu, prokurori Cama nuk rezultoi me probleme me pasurine, por me integritetin.
Gjate seances degjimore trupa rexoi raportin e DSIK, që ngrinte dyshime për përfshirjen e Camës në një aferë korruptive në vitin 2005, kohë kur ai drejtonte Prokurorinë e Lushnjës.

Sipas KPK, bashkë me një prokuror tjetër, Cama ka marrë para nga familjarët e një personi të proceduar për “kontrabandë” për të pushuar hetimet ndaj tij. Në raport thuhej se Cama kishte zëvendësuar prokurorin e çështjes me një tjetër, i cili në 2 Qershor 2005 kishte pushuar çështjen.

Sipas trupës së KPK, Adriatik Cama është person i mundshëm për t’u vënë nën presionin e personave të inkriminuar, sepse ka pasur kontakte të papërshtatshme duke shkëmbyer dhurata apo favore me persona të përshirë në krimin e organizuar. Por ky pretendim u kundërshtua me forcë nga ana e prokurorit Cama.

Edhe kontrolli i pasurisë kishte vërejtur disa probleme në pasuritë e prokurorit. Pas bilanceve financiare, KPK vlerësoi se ka mungesë burimesh të ligjshme për një përqindje të tyre. Sot pas dhënies së vendimit prokurori Cama u shpreh se do të ankimojë këtë vendim.

Pas