-Kronikë

Vetëvrasja e adoleshentes, zbardhet dëshmia e prindërve në polici

               Publikuar në : 08:50 - 12/01/18 |
ri.de.

Një 17 vjeçare nga Fushë-Kruja i dha fund jetës tragjikisht duke u vetëvrarë me plumb në kraharor. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, ndërsa ende nuk janë zbuluar shkaqet që çuan adoleshenten drejt aktit ekstrem. Vajza mësonte në një nga gjimnazet e Tiranës dhe prindërit kanë dhënë në polici se dëshironin një të ardhme të mirë për të ndaj kishin vendosur që shkollën ta ndiqte në kryeqytet dhe jo në Fushë-Krujë.

“Jemi shumë të tronditur. Nuk e kemi idenë se çfarë e shtyu vajzën tonë drejt vetëvrasjes. Nuk ishte ankuar për ndonjë shqetësim. Ajo vazhdonte shkollën e mesme në Tiranë. Kur ikëm në mëngjes për në punë, e lamë në gjumë vajzën. Vetëm kur na lajmëruan për atë që kishte ndodhur, u kthyem nga puna me urgjencë në shtëpi. Nuk dimë çfarë të themi, jemi shumë të tronditur. Ishte një vajzë shumë e qetë, e dashur dhe nuk na kishte sjellë kurrë shqetësime në familje. Ajo mësonte shumë, ky ishte motivi që po e shkollonim në Tiranë, për t’i dhënë një jetë më të mirë”, janë shprehur prindërit e vajzës për policinë, citon “Panorama”.

Deklarata e policisë për ngjarjen

Më datë 10.01.2018, shtetësia me iniciale E. T. 17 vjeçe, banuese në Krujë, në banesë është vetëplagosur me armë zjarri.
Rrugës për në Spitalin Ushtarak Tiranë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas