Metro

Vetëshkatërrimi, ja si e dëmtojnë veten shenjat e horoskopit

               Publikuar në : 19:01 - 07/10/18 |
el ena

Zodiaku influencon pjesën më të madhe të jetës tonë. Nuk jeni të detyruar ta besoni, por disa aspekte të karakterit janë të lidhura me ditën e lindjes. Kemi lindur nën të njëjtën hënë, por secili ka disa karakteristika që e dallojnë nga të tjerët.

Le të shohim sesi secila shenjë shkatërron veten e vet pa qënë në dijeni.

Dashi

Gjëja që dëmton jetën tënde është negativiteti dhe pesimizmi i pakontrollueshëm. Tenton të influencohesh nga ngjarjet dhe rrethanat. Ke nevojë për një menaxhim më të mirë të inatit dhe duhet të mësosh se gjërat ikin e vijnë ashtu siç duhet. Nuk është çdo gjë e kollajtë të kontrollohet, ose e denjë për tu kuptuar.

Demi

Demi është maniak i kontrollit. Mund të lejojë që problemet e tij me kontrollin të influencojnë për mirë në çdo moment, dhe nga ana tjetër nuk pushon asnjëherë së e gëzuari jetën më së miri. Nuk mund të kesh kontroll mbi çdo gjë. Lejo të të shpëtojnë ca gjëra.

Binjakët

Kanë tendencë të shkatërrojnë jetën për shkak të përtesës së tyre. Mendojnë se ndryshimet janë negative dhe monotonia është gjëja më e mirë. Progresi vjen gjithmonë pas një ndryshimi dhe nëse nuk je i predispozuar të dalësh nga zona e sigurtë, nuk do të rritesh asnjëherë si person.

Gaforrja

Njerëzit e gaforres janë shumë të dashur dhe të ndjeshëm. Mendojnë shumë për ndjenjat, emocionet dhe mirëqënien e njerëzve që janë pjesë e jetës së tyre. Është një karakteristikë shumë e mirë dhe të gjithë duhet ti ngjajnë gaforres në këtë aspekt. Keni tendencën të shkeleni me këmbë, mirësia juaj nuk ju sjell gjithmonë mirënjohje. Ndonjëherë duhet të jeni të këqinj, sidomos me ata që nuk e meritojnë.

Luani

Nuk keni hapësirë për ndjenjat, jeni të ftohtë dhe nuk i tregoni emocionet në prezencë të personave të tjerë. Mendoni se kjo është një debulesë, por në të vërtetë nuk është kështu. Mungesa e emocioneve nuk do t’ju bëjë gjë tjetër veçse do ju mbylli në vetvete. Megjithatë, është mirë që nuk i shfaqni emocionet, por jo gjithmonë. Duhet të ketë disa përjashtime sepse lidhjet janë të bazuara mbi to.

Virgjëresha

Personat e shenjës së virgjëreshës priren të fajësojnë të tjerët për dështimet e tyre. Dhe kjo është e keqja më e madhe. Mendoni se për gjithçka nuk është faji juaj duke shtuar kështu vetëbesimin dhe arrogancën tuaj. Ajo që ju duhet të kuptoni është se një dështim nuk është gjithmonë negativ, ndonjëherë ai fsheh anët e mira. Falimentimi është një rritje personale që duhet të pranohet.

Peshorja

Peshorja, nga ana tjetër, jeton jetën në bazë të asaj që të tjerët dëshirojnë. Ata i lejojnë të tjerët të udhëheqin lojën, por kjo nuk është e mirë.  Ju duhet të mësoni të mendoni për atë që dëshironi dhe jo gjithmonë për tu dukur mirë në sytë e të tjerëve.

Akrepi

Duhet të mësosh të duhesh më shumë. Mos nënvlerëso çdo gjë në jetë, fillo të marrësh veten me të mira dhe të bëhesh egoist. Ne të gjithë duhet të mendojmë për veten dhe mbi të gjitha të shikojmë veten në pasqyrë të kënaqur për atë që jemi.

Shigjetari

Frika e dështimit është ajo që do të përcaktojë fundin e saj. Rreziku është një aspekt i rëndësishëm i jetës. Mos lejoni që frika e dështimit të dominojë jetën tuaj. Nëse dështoni në përpjekjen e parë të provoni përsëri, derisa të keni sukses në qëllimin tuaj, vetëm në këtë mënyrë ju do të merrni atë që dëshironi.

Bricjapi

Jeta është si një konkurs. Krahasoheni me të tjerët, kur e vetmja gjë që duhet të bëni është të shikoni veten dhe të shihni se çfarë keni bërë. Mësoni të shikoni brenda vetes.

Ujori

Ju jeni të lidhur me të kaluarën. Duhet të kuptoni se dështimet e së kaluarës suaj nuk duhet të ndikojnë në të ardhmen tuaj. Filloni të trajtoni çdo ditë të vetme si diçka që duhet ndërtuar. Ndaloni të jetoni të kaluarën dhe filloni të shijoni të tashmen.

Peshqit

Ju rrethoheni nga njerëz të gabuar. Filloni të shoqëroheni me njerëz që e bëjnë shpirtin tuaj të buzëqeshë. Mbani vetëm njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Pas