Aktualitet, Kryesore

Veterineri i shkruan Kryeministrit: Denoncova skandalin e mishit, më kërcënuan me levë pas qafe

Një mjek veteriner ka denoncuar në facebook-un e Kryeministrit problemet me sigurinë ushqimore dhe kryesisht me mishin por thotë se është kërcënuar me jetë. Ai është identifikuar me emrin Medi Bejko dhe shkruan si më poshtë:

“Jam mjek veteriner. Kam punuar drejtor teknik dhe i cilësisë në një nga stabilimentet më të investuara në vend. Sapo dhashë një koment për problemet e sigurisë ushqimore më morën në telefon me numër të fshehur dhe me thanë: doktor ki kujdes se do hash ndonjë leve pas qafe”.

Për tia bërë më të qartë situatën Ramës, Medi Bejko shton: “Z. Kryeministër të fala Alban Zusit dhe Hakiut. Më duket se dhe tek mishi po dalin Habilajt”.

Gjithçka ka marrë shkas nga një status i Ramës në facebook ku iu bën thirrje qytetarëve që të mos blejnë mish të pakontrolluar tek fshatarët por vetëm mish me vulë sigurie. Madje shkon deri tani sa thotë “kërkoni në dyqanet e mishit certifikatën e origjinës së produktit”.

Ndërkohë të shumtë janë qytetarët që i kujtojnë Kryeministrit këto certifikata duhet tua kërkojë shteti tregtarëve dhe jo qytetarët. Ndërsa një tjeter komentuesi i thotë se duke bllokuar tregtimin e mishit nga fshatarët, qeveria po bën gati PPP e radhës. Pra monopolizimin e tregtimit të mishit.
/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko