-Si u Veshën, Te Fundit, Të Gjitha

Veshjet në Opinion/ Nga kostumi klasik i Ramës, tek djemtë me atlete në studio

Lajmi që lidhej me kërcënimin e Kryeprokurorit Adriatik Llalla ka qenë të hënën e 26 tetorit, argument diskutimi në emisionin Opinion, në një panel prej gjashtë të ftuarish. Si u veshën ata?
Gazetari Artan Hoxha mbetet në stilin deri diku sportiv me një xhaketë bezhë, kombinuar në një bluzë të errët me jakë polo, ndërkohë që përballë qëndronte ish-Kryeprokurori Theodhori Sollaku, krejtësisht klasik me një kostum të kaltër dhe këmishë blu, por që I kishtë dhënë disa nuanca moderne përmes kravatës me motive.

Sportiv dhe serioz njëkohësisht është prezantuar edhe ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, me një këmishë në kuadrata dhe triko në vishnje të errët.

14500749_10154021916507198_1543332466811537264_o 14435160_10154021915587198_7809294781798467903_o

Gazetari Flamur Vezaj ka preferuar një këmishë kafe të errët dhe pantalona në të njëjtin spektër ngjyrash, ndërkohë që kolegu i tij Spartak Koka ka mbajtur gjithashtu këmishë, pa xhaketë dhe kravatë, por në ngjyrë të çelët dhe në kontrast me pantallonat e errëta.

14424874_10154021915767198_3786736659379281850_o 14468662_10154021915877198_7266669663971530796_o
E vetmja femër në panel, përfaqësuesja e Prokurorisë së Përgjithshme Rovena Gashi, për herë të parë në studion e “Opinion” ka zgjedhur të jetë klasike dhe serioze njëkohësisht, me një kostum në panatallona të zi dhe këmishë të bardhë.

blend

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, këtë të hënë kishte zgjedhur kostum blu në ngjyrë të çelët me këmishë të bardhë dhe kravatë në vishnje.

treshe
Debati I mbetjeve është kthyer në studion e Opinion, me njjë panel prej 6 të ftuarish. Përfaqësuese e shoqërisë civile, Elsa Ballauri ka zgjedhur ngjyrën e zezë në getat e trasha, fundin dhe bluzën, ndërsa binte në sy edhe një rrip I së njëjtës ngjyrë në qafë. Përballe saj pedagogia e UET Ornela Cuci, vinte e veshur serioze me xhaketë të bardhë dhe pantallona të zeza.

ornela etj
Kostumin klasik me kravatë e kanë mbajtur dy përfaqësuesit e shoqatës së ricikluesve, Vullnet Haka dhe Reshat Manzaku duke zgjedhur kontrastin e kostumit të errët me këmishën e çelët. Ndërkohë përfaqësuesit e AKIP, Elian Tanini dhe Ervin Goci kanë preferuar stile veshjeje më sportive. I pari në xhaketë ngjyrë bezhe dhe këmishë të bardhë, por pa kravatë dhe i dyti një këmishë në ngjyre viole të lehte. Tek të dy bien ne sy këpucët në formë atletesh.

 

fevziu
Gazetari Blendi Fvziu ka patur në këtë emision kostum të zi, por thyer me këmishën e bardhë dhe një kravatë rozë.

 

Pas denoncimit në emisionin “Stop” të një videoje korruptive me punonjës të prokurorisë, Opinion trajtoi këtë temë në emisionin e ditës së mërkurë.

cim gjatajordan daci
Avokati Jordan Daci, ashtu si dhe juristi Çlirim Gjata kanë zgjedhur kombinimin e kostumit me kravatë, ndryshe nga Gentian Zeneli dhe Saimir Kodra, dy prezantuesit e emisionit Stop, që kanë qëndruar tek xhaketa me bluzë sportive dhe xhinse, ashtu si edhe në programin që drejtojnë.

 

fevziu dhe siamir gent zeneliaranita
Gazetarja Aranita Braha ka ardhur me një fustan me motive, ku dominojnë jeshilja dhe ngjyra gri, ndërkohë që tek drejtuesi I emisionit spikat edhe këtë radhë kravata.

 

rama dhe fevziu  rama

Të enjten, i ftuar në emisionin Opinion ka qenë Kryeministri Edi Rama. Shumë larg nga koha kur luante ekstremisht me kravatat, njgyrat e çuditshme të këmishëve apo xhaketat, këtë radhë Rama është prezantuar serioz me kostum të errët dhe këmishë të bardhë, ndërsa gazetari Blendi Fevziu ka zgjedhur një kostum në nuancat e ngjyrës blu. Duket se më shumë se Rama, këtë radhë me ngjyrat e kravatës ka luajtur Fevziu.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko