-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Veprimi i Ramës ndaj Kryemadhit, reagon Berisha: Ka komplekse ndaj grave

Nuk kaloi pa u vënë re nga mediat veprimi i djeshëm në Parlament i Kryeministrit Rama. Ai vuri kufjet teksa në foltore fliste Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Edi Rama i votuar për një mandat të dytë qeverisës nuk deshi ti dëgjojë kritikat e kundërshtarëve politik.

Ky veprim është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në facebook ai shprehet:
“Kjo foto provon dhe njëherë kompleksin e Ramës nga gratë. Kur nuk u mbyll dot gojën me “dore”, “xhentellmeni” mbyll veshët!”

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, ka qenë shumë e ashpër në fjalën e saj në Kuvend kundër kryeministrit Edi Rama. /Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko