-Teknologji, Kryesore, Metro

Veprimet më argëtuese që mund të bëni me Facebook Messenger

1.3 miliard njerëz përdorin Facebook Messenger çdo muaj, por a janë duke përfituar maksimumin prej tij?
Qëkur Messenger u bë aplikacion më vete, Facebook i ka shtuar funksionalitetin në heshtje që ta bërë më të dalluar. Aplikacioni ka shumë funksione të fshehta, duke filluar nga GIF-et dhe deri te personalizimi i shkrimit.
Ja disa nga gjërat më “cool” që mund të bëni me Messenger:
Mund ta përdorni nga kompjuteri
Shkoni te Messenger.com dhe hyni në llogarinë tuaj të Facebook.do të mund të flisni në Messenger pa u hutuar nga Feed-i i lajmeve.
Dërgoni dhe merrni para
Facebook ka lejuar përdoruesit të dërgojnë e të marrin para vitet e fundit. Messenger iu kërkon të lidhni kartën tuaj të kreditit me aplikacionin dhe mund të kërkoi e të merrni para nga miqtë tuaj të Facebook. Për ta përdorur, lidhni kartën e debitit duke shkuar te Profili > Pagesat > Shto Një Kartë Të Re Debiti për të marrë dhe dërguar, hapni chat-in me mikun tuaj, klikoni te shenja e plusit në cepin e majtë në fund, selektoni “Pagesat” dhe zgjidhni shumën e nevojshme.
Mund të shtoni miqtë në Facebook me anë të kodit të profilit
Mund t’i bëni njerëzit që njihni të skanojnë kodin tuaj unik të profilit nëse doni t’i shtoni ata menjëherë, duke shmangur lënien pezull të kërkesës së miqësisë. Klikoni në këndin e majtë lart aty ku ndodhet fotoja juaj e profilit. Shtypni “Kodi Im” që t’ju skanojë dikush, ose “Skano” që ju të gjeni dikë tjetër.

Mund të luani lojëra
Facebook ka një varietet lojrash shumë të madh dhe të gjitha mund të luhen në Messenger. Nëse doni të luani me ndonjë mik, hapni chatin me ta, klikoni te shenja e plusit dhe zgjidhni Lojra. Nëse doni të luani vetëm, nisni një chat me veten tuaj.
Mund të bisedoni me programe kompjuterike
Nëse jeni lodhur nga ndërveprimi me njerëzit, ushtria e programeve kompjuterike të Messenger do ju mbajë në shoqëri. Ato do ju dërgojnë lajme, do ju ndihmojnë të mbyllni porosi, të luani lijra dhe më shumë. Shtypni Discover në cepin e djathtë poshtë dhe nisni një bisedë me programin që ju tërheq më shumë.

Biseda sekrete
Mund të nisni biseda të koduara në Messenger që nuk i thyen dot askush – madje as vetë Facebook. Në cepin e djathtë lart klikoni Sekret dhe emrin e mikut që dëshironi t’i dërgoni mesazh. Mund të caktoni edhe kohën që dëshironi që mesazhet të mbeten në chat.
Personalizoni bisedat
Facebook ka disa mënyra për t’i bërë bisedat me miqtë më argëtuese. Klikoni te biseda me një mik dhe më pas në emrin e tyre për të parë opsionet e personalizimit. Mud të ndryshoni ngjyrën, t’i jepni pseudonime shokëve ose te zëvendësoni “Thumbs Up” me një emoji tjetër.
Ndani receta, lajme, restorante, fluturime etj.
Me formacionin e aplikacioneve të integruara në Messenger, mund t’i dërgoni miqve tuaj shumë gjëra vetëm më një klikim. Mjafton të hapni bisedën, të klikoni te plusi në fund dhe të zgjidhni opsionet te Zgjatimet.
Scribble Chat
SbribbleChat i kthen mesazhet tuaja në animacione 3D. ekzistojnë 42 opsione animimi dhe janë të gjitha shumë të bukura. Hapni një nga bisedat në Messenger, klikoni te shenja e plusit dhe zgjidhni Scribble Chat.
Dërgoni një regjistrim audio
Të dërgoni audio është një mënyrë e thjeshtë për të dërguar përshëndetje apo këngë. Mjafton te mbani shtypur shenjën e mikrofonit në të majtë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko