Aktualitet, Sport, Te Fundit

Ventura i shkarkuar, ja kush janë 4 kandidatët për ta zëvendësuar

Italia nuk ka arritur të kualifikohet për në Botërorin “Rusi 2018” dhe ashtu siç pritej, ka sjellë furtunë në ambientin italian.

Ventura është tashmë i shkarkuar nga stoli i axurrëve, dhe mediat italiane nxjerrin menjëherë emrat e rinj, që mund të zëvendësojnë Xhan Pieron, pas kësaj paraqitje skandaloze.

Ançeloti, Alegri, Konte dhe Mançini, janë më të favorizuar, për stolin e kombëtares.

Zgjedhja duket se do të jetë e vështirë, duke parë këtë situatë aspak komode që po kalon ekipi italian, i cili kërkon një reformim të thellë, që nga rrënjët.

“Axurrët” nuk arritën të shkonin më shumë se barazimi 0-0 ndaj Suedisë në “San Siro”, duke mos e përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë.

Edhe pse dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, Italia nuk krijoi shumë raste të rrezikshme.

Menjëherë pasi arbitri sinjalizoi fundin e takimit, publiku shpërtheu në vërshëllima, ndërsa lojtarët italianë në lot.

Kjo është hera e parë pas 60 vitesh që Italia nuk do të jetë pjesë e fazës finale të një Botërori, ndërsa Gianluigi Buffon nuk do të ketë mundësi të luajë Botërorin e tij të gjashtë.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko