Aktualitet, Kryesore

Vendimi për Tahirin me arrest shtëpie, Rama reagon: Nuk komentohet, thjesht respektohet

Kryeministri Rama i ka kushtuar pak rreshta pasditen e së shtunës, vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për të lënë në arrest shtëpie ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pasi ky i fundit la mandatin e tij si deputet një javë më parë.

Rama e ka cilësuar këtë vendim një të drejtë të organeve të drejtësisë, që nuk komentohet.

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike”, shkruan Rama në FB.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko