Aktualitet

Vendimi për protestuesit e Kukësit/ Luan Rama: Vendim i turpshëm dhe i paravendosur politikisht

               Publikuar në : 15:29 - 04/04/18 |
ri.de.

LSI përmes Luan Ramës ka deklaruar se vendimi i sotën i gjykatës për të lënë në burg 11 prej 23 kukësianëve të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit është i turpshëm dhe i paravendosur politikisht.

Statusi i tij i plotë në facebook

Në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë, sapo u shpall vendimi për 23 qytetarët nga Kukësi, të akuzuar pas protestës në rrugën e Kombit.

Një vendim i turpshëm dhe i paravendosur politikisht prej vetë Kryeministrit Edi Rama, i lexuar nga një e ashtuquajtur gjyqtare, mjerane dhe gjysmë e kërrusur, që më e pakta, në respekt të integritetit të vet profesional, nuk duhej të pranonte të lexonte një vendim që nuk e ka shkruar vete!

Paligjshmëria e një procesi politik, u konfirmua edhe sot me një vendim politik, fyes dhe provokues jo vetëm për kuksianët trima dhe bujarë, po për të gjithë qytetarët shqiptarë që lirinë e kanë të shenjtë!

Kur populli ka frikë nga qeveria, është tirani, kur qeveria ka frikë nga populli, është liri.

Eshtë koha për të zgjedhur lirinë!

Pas