Gjykata në Francë ka vendosur sot për masë e sigurisë për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas vendimit të nxjerr pak më parë, ai është liruar me kusht.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, gjykata në Colmar ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të paraqitet tek autoritetet dy herë në javë.
Seanca gjyqësore ka zgjatur gati një orë dhe Haradinaj është mbrojtur nga avokatja Rachel Lindon.