-Sociale, 4

Vendi u zgjua sot i mbuluar me dëborë nga Kukësi në Kapshticë

Verilindja e vendit është përfshirë nga reshje intensive dëbore, duke krijuar vështirësi në disa zona. Në Trebisht dhe Ostren të Bulqizës, trashësia e dëborë arrin në 25 cm, ndërsa reshjet vazhdojnë ende.

Disa fshatra janë bllokuar në njësinë administrative të Lurës, Kalanë e Dodës dhe në Selishtë në rrethin e Dibrës.

Në disa fshatra në këtë zonë, trashësia e dëborës është 35 cm, ndërsa reshjet intensive vijojnë ende.

Edhe në Qarkun e Korçës ka reshje dëbore, ku trashësia në disa zona arrin në 40 cm, ndërsa rruga drejt fshatit turistik të Dardhës kalohet vetëm me zinxhirë.

Reshje dëbore po bien edhe në zonën e Devollit, por aksi kombëtar Korçë-Kapshticë është i hapur dhe lëvizja e automjeteve bëhet pa probleme.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko