Aktualitet

Veliaj: Studentët të shkojnë në mësim. Konviktet po rikonstruktohen

               Publikuar në : 15:31 - 12/01/19 |
ri.de.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u kërkoi studentëve të ndërpresin protestën dhe të kthehen në mësim. Veliaj inspektoi punimet për rikonstruksionin e konvikteve te Universiteti i Mjekësisë, pasi qendrat studentore kanë pak kohë që kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj: “Nëse ka ende studentë që për interes dhe për ideal të partisë vazhdojnë dhe protestojnë, do të thotë se shkolla do të shtyhet në gusht-shtator, ndërsa në tetor ata do të duhet të kthehen. Pra, na lë zero hapësirë që të mund të rregullojmë edhe dhomat. Ndaj, u kërkoj studentëve, jo për politikë, por vetëm për interesin e tyre, shkoni në mësim që shkolla të mbarojë kur duhet, në korrik, që ne të kemi mundësi gjatë muajve gusht-shtator të punojmë nëpër dhoma, dhe kur të ktheheni në tetor, t’i gjeni gati”.

Pas