-Sociale, Kryesore

Veliaj në Stokholm kërkon financime nga BERZH për furnizimin me ujë të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë vizitës së tij në Stokholm të Suedisë, mori pjesë në konferencën e organizuar nga BERZH-i me investitorë të ndryshëm. Ai paraqiti projekte për garantimin e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë në ditë të qytetit, njoftoi zyra e shtypit.

“Kemi nisur fazën e parë të investimeve me BERZH-in, që përkthehet në dyfishim të kapacitetit të Bovillës, si edhe vendosjen e linjave të transmetimit nga Bovilla drejt Astirit, Unazës së Re, që kanë qenë zonat më problematike të Tiranës, kryesisht të furnizuara me ujë pusi, por që tani janë rritur tej mase në popullsi. Jemi gati të propozojmë një paketë të dytë për UKT-në. Ambicia jonë është që brenda 5 viteve, nga fillimi i këtyre investimeve, të kemi ujë 24 orë në Tiranë”, deklaroi Veliaj.
Propozimi konkret i Veliaj për BERZH-it ishte ai për shfrytëzimin e burimeve ujore nga burimi i Gurit të Bardhë, me qëllim furnizimin me ujë të pijshëm me cilësi të qytetit të Tiranës, për të plotësuar të gjitha nevojat.

Tirana është autoriteti i parë lokal që është përzgjedhur nga BERZH-i, duke nënshkruar një marrëdhënie direkte bashkëpunimi, për realizimin e një sërë investimesh të rëndësishme me synim zgjidhjen e problemit 27-vjeçar të furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm të qytetit.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko