-Politikë, -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Veliaj flet për kreun e PS-së dhe marrëdhëniet me Saimir Tahirin

 Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, është shprehur se Rama do të vazhdojë të jetë kryeministër dhe se fitorja e Partisë Socialiste do të jetë e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit. I pyetur nga Blendi Fevziu se si i ka marrëdhëniet me Samir Tahiri ai është shprehur se tani i ka akoma më të mira se sa kur Tahiri ishte në qeveri, kjo sipas tij për shkak se tani punojnë të dy për PS në Tiranë dhe takohen më shpesh.
Veliaj tha se Rama po ashtu do të drejtojë Partinë Socialiste edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit pasi PS do të dali fituese. I pyetur nga Fevziu se nëse pretendon të marr kreun e PS pas Ramës ai është shmangur pyetjes duke thënë se Rama do të vazhdojë të jetë kryetari i PS-së. /Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko