2

Veliaj demonstron “forcën” me Shullazin: Këtë e ka i forti me nam? U pika!

               Publikuar në : 11:17 - 12/10/18 |
ri.de.

Sot është ndërmarrë një aksion për çmontimin e një reklame gjigande tek rrethrrotullimi i doganës (sheshi Shqiponja). Struktura metalike pa leje, dyshohet se është ndërtuar nga një grup që njiheshin në komunitet si “ushtarët e Shullazit”, të cilët thuhet se kërcënonin inspektoret e bashkisë që e pikasën si ndërtim pa leje.

Struktura u prish nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, kurse materialet për veprën ndërtim pa leje i janë referuar Prokurorisë.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, shkroi se koha e të fortëve në Tiranë ka marrë fund.

“Si si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë e për të rrëzuar këto mite banale se gjerat e të fortit nuk preken! Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari”, shkruan Veliaj.

Emiljano Shullazi i njohur si i forti i Rrugës së Kavajës ndodhet në burg.Pak ditë më parë u dha pretenca e prokurorisë për ta dënuar me 17 vite burg. Më 23 tetor është seanca e radhës ku do te flasin avokatet, ndërsa në fund pritet vendimi i gjykates së Krimeve të Rënda për dënimin e tij dhe të akuzarve te tjerë.

Pas