Aktualitet

Vdekja e mistershme e 27 vjeçarit në komisariatin e Korçës, familjarët: E dhunuan (foto)

               Publikuar në : 15:37 - 17/05/18 |
ri.de.

Një 27 vjecar vdiq në rrethana të mistershme në paraburgim, në komisariatin e Korçës. Familjarët kanë akuzuar policinë se ka dhunuar djalin e tyre, ndërsa kjo e fundit u mbrojt duke thënë se “viktima ishte prëdorues droge”.

Sakaq, prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë. Ekspertët mjeko ligjore kanë mbërritur në morgun e spitalit të Korçës. Janë tre eksperte, dy të pavarur dhe një i Institutit të Mjekësisë Ligjore, që do të kryejnë ekspertizën mbi trupin e 27-vjeçarit. Familjaret e viktimës vijojnë te qëndrojnë pranë morgut, në pritje të përgjigjeve. Familjaret kanë mundur te fotografojnë 27-vjecarin ne sallën ku do ti nënshtrohet autopsisë.

Në foto dallohen shenja dhune në fytyrën e te riut, Enea Ftoi. Shenjat e dhunës, të lokalizuara në pjesën e syrit dhe mbi vetull. Familjaret e të riut, kanë akuzuar efektivet e policisë për dhune ndaj të riut gjatë shoqërimit dhe ne ambientet e Komisariatit.

Enea Ftoi u gjet i pajetë në ambientet e komisariatit paraditen e sotme. “Vdekja paraprakisht dyshohet natyrale. I riu ishte përdorues i lëndëve narkotike”, tha policia në një njoftim për mediat. Ka qenë i dënuar me herët për vjedhje. Ndërsa para dy ditësh ai u arrestua pasi vodhi me dhune varësen e floririt të një qytetareje.

Pas