Aktualitet, Kryesore

Vdekja e mistershme e 21 vjeçares nga Fieri, përball mjeket me familjarët

Një vajzë 21 vjeçare nga fshati Mujalli i Fierit ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit mëngjesin e së hënës në rrethana ende të paqarta. Familja e saj ka akuzuar mjekët se kanë lënë vajzën të vdiste, pasi nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur. 21-vjeçarja Xhuljeta Gjeka është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Gjyshi dhe babai i vajzës, Pilo dhe Altin Gjeka, deklarojnë se Xhuljeta ka humbur jetën për faj të personelit të spitalit.
“Mjekët thanë se ajo ishte thjesht grip dhe e kanë nxjerrë nga Urgjenca, në një kohë kur vajza ishte me temperaturë 35 gradë. Ata i kanë vendosur vetëm një serum, pa i bërë asnje analizë apo radiografi”, pretendoi familja.

Drejtoresha e Spitalit të Fierit, pas akuzave, u shpreh se është ngritur një grup pune për të verifikuar rastin dhe se po presin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të konkluduar se cilat ishin shkaqet që Gjeka ndërroi jetë.

Ndërkohë, për këtë rast është bërë denoncim në Prokurori, prej ku ka filluar hetimi. Nga ana e saj, policia thotë se vajza ka vdekur për shkaqe natyrale, por pritet hetimi i plotë dhe analizat mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vërteta.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 12.02.2018, në spital ka vdekur shtetësia XH.GJ, vjeç 21, banuese në fshatin Mujalli.
Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Ccështja iu kalua prokurorisë.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
©2017 All Rights Reserved Opinion.al
« Kthehu Rifresko