-Politikë, Aktualitet, Kryesore

Vasili i përgjigjet Ballës: LSI nuk do bojkotojë Parlamentin

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili në një konferencë për mediat i ka kthyer përgjigje Taulant Ballës, teksa ky i fundit bëri thirrje opozitës të marrë pjesë në sensionin parlamentar që nis më 15 janar. Vasili deklaroi pjesëmarrjen e LSI-së në këtë sension parlamentar duke rikujtuar se partia e tij është nxitëse e konsensusit.

Një tjetër çështje në fokusin e LSI-së është padia ndaj Ramës e cila u pushua brenda dy javëve nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku. Ai e konsideroi këtë pjesë shkelje flagrante të ligjit duke ironizuar sjelljen e prokurorisë.

“Jemi duke luftuar për padinë ndaj shtetasit Edi Rama, pasi jemi në shkelje flagrante të ligjit nga Prokuroria, e cila e shqyrtoi çështjen në kohë rekord. Prokuroia pranoi faljen e Ramës në Facebook, e shikoni pozicionin qesharak të saj kur kapet”? – është shprehur Vasili.

Pjesë nga deklarata e tij

Ne e kemi mbështetur reformen ene drejtesi se jemi duke luftuar padine ndaj shtetasit edi rama, jemi me shkeljen flagrante te ligjit prokuroria ne kohe rekord e shqyrtoi ceshtjen pozicioni qesharak qe behet prokuroria kur kapet. Drejtësia e rames ndjese ndaj krimit. Padia ndaj rames te krimet e renda dhe gjykata e larte. Prokuroria njohu ndjesen e rames ne fb. Rama me dy

Ne kemi bërë padi ndaj shtetasit Edi Rama ku ai i ka bërë thirrje policisë për të dalë në fushatë. Ne e kemi ridepozituar padinë në Gjykatën e Lartë. Pse e kemi ridepozituar në Gjykatën e Lartë? E kemi bërë, pasi Prokuroria e shqyrtoi çështjen në më pak se 2 javë. Prokuroria thotë se lidhur me deklaratën e kryeministrit, ai shfajësohet me një status falje në Facebook. Kjo është njësoj sikur të vrasësh dhe të thuash më fal.

Në lidhje me rinisjen e sesionit parlamentar të Kuvendit në datë 15 janar, LSI konfirmon pjesëmarrjen. Kemi dëgjuar një maskaradë të PS lidhur me dëshirën e tyre për reformën në drejtësi. Ju them se e vetmja forcë politike që nuk e do reformën në drejtësi është Rilindja. LSI ka qenë promovuese e konsensusit për reformën në drejtësi.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko