-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Valentina Duka: Esat Pasha ka tradhtuar gjithmonë interesat e shqiptareve

E ftuar në emisionin “Opinion” historiania Valentina Duka, ka folur për figurën e Esat Pashë Toptanit.  E pyetur nga Blendi Fevziu se si e vlerëson figurën e tij, Duka është shprehur se ai ka tradhtuar interesat e shqiptarëve. “Esat Pasha veproi si një komandat arbiotrat dhe shumë i korruptuar, bëri shumë armiq. E urrenin të gjithë nacionalistët e Shqipërisë së Veriut dhe të gjithë nacionalistët e Shqipërisë së Jugut”, u shpreh Duka.

Më tej Duka tha se Esat Pasha është munduar të fus përçarje të thellë mes shqiptarve: “Kanë qenë të pakta ditët që ai mund të ketë menduar për Shqipërinë. Ka menduar vetëm për karrierën e vet politike”, u shpreh Duka.

Duka e konsideroi Esat Pashën si një personazh që ka tradhtuar gjithmonë interesat e kombit shqiptar. /opinion.al

 

 

 

 

*Kujtojmë që Esat pashë Toptani ishte ushtarak i Ushtrisë Osmane, deputet shqiptar në Mexhlisin osman dhe kryeministër shqiptar. Esat Toptani ishte detyren e kryeministrit të Shqipërisë nga 12 tetori i vitit 1913 e deri më 12 shkurt të vitit 1914 si dhe nga 5 tetori i vitit 1914 e deri më 24 shkurt të vitit 1916. Gjatë viteve 1918 – 1920 Esat Pasha përpiqej që përmes aktivitetit të tij në mërgim në Paris, Francë të përfaqësojë Shqipërinë në Konferencën e Paqes megjithëse delegacioni shqiptar nuk e përkrahte.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko