-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Vajza e Azem Hajdarit kandidate për deputete në Tropojë?

Vajza e Azem Hajdarit deklaron se nuk do t’i thoshte jo një propozimi për të qenë deputete e PD në Tropojë.

Në daljen e parë televizive e ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Rudina Hajdari tha: “Tropoja është vendlindja ime dhe nëse më propozohet për të qenë deputete atje do ishte nder për mua”.

Pas 19 vjetësh Rudina Hajdari ka lënë SHBA ditët e fundit për të jetuar në Shqipëri dhe për të nisur një karrierë në politikë. Kryetari i PD Lulzim Basha e prezantoi pak ditë më parë atë si Koordinatore për Marrëdhëniet me Jashtë në PD.

Ajo është vajza e vetme e Azem Hajdarit, kryetarit të parë të PD që në themelim, i cili u vra më 12 shtator 1998 në Tiranë. Rudina Hajdari ishte 11 vjeç kur i vranë të atin dhe 3 vite më pas ajo shkoi në SHBA për të vijuar shkollën e mesme dhe më pas universitetin.

Gjatë emisionit Rudina Hajdari tha se kërkon ta vazhdojë kauzën e të atit aty ku e la ai nëpërmjet angazhimit total në politikë.

“Natyrisht Shqipëria ka ndryshuar shumë këto vite dhe babai im bëri politikë në një kohë tjetër, por ideali i tim tim eti më bën mua të kem modelin për të bërë politikë për një Shqipëri më të mirë”, tha Rudina Hajdari.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko