-Shëndeti

Ushqimi që ju konsumoni më shpesh është burimi më i madh i sëmundjeve

               Publikuar në : 15:01 - 02/08/18 |
m.b

Pula mund të jetë një burim i shëndetshëm proteinash për shumicën e njerëzve, por gjithashtu shkakton shumicën e sëmundjeve të lidhura me ushqimet, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në një raport të ri të botuar këtë javë, CDC shqyrtoi shkaqet e sëmundjeve nga ushqimet – të cilat llogaritet kur të paktën dy njerëz sëmuren kur hanë të njëjtin ushqim. Më shumë se 5,760 ushqime shkaktuan 100,939 sëmundje, 5,699 shtrime në spital dhe 145 vdekje, nga 2009 deri në 2015.

Ndonëse peshqit ishin shkaktarët më të mëdhenj të sëmundjeve individuale, pula sëmur pjesën dërrmuese të njerëzve: 3,114 njerëz u sëmurën, sepse hëngrën pule të pakontrolluar.

Mishi i derrit dhe perimet ishin në listë pas pulës, duke shkaktuar helmime në 2.670 dhe 2.572 persona, respektivisht.

Por pse pula?

Pula është një rezervuar për salmonelën. Salmonela është një lloj bakterie që mund të shkaktojë diarre, ethe dhe dhimbje të ngërçta rreth 12 deri 72 orë pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar. Përveç shpendëve, Salmonella mund të gjendet në vezë, djathë, lëng dhe fruta.

Për të reduktuar rrezikun të sëmurjes nga Salmonela duhet të:

Shmangni viçin e papjekur ose shpendëtët dhe vezët e pabëra

Lani duart me sapun dhe ujë para se të prekni ushqimin

Pastroni të gjitha sipërfaqet që përdoren për të përgatitur ushqim

Shmangni përdorimin e veglave të njëjta për ushqimet e papërpunuara dhe të gatuara.

Përdorni një termometër të mishit për të gatuar ushqime në një temperaturë të brendshme të sigurt./Opinion.al

Pas