InstaBIZ

Ushqimi i preferuar i Kivanç Tatlitug është receta që ka shoqëruar gjithmonë shqiptarët

Kivanç Tatlitug është një aktor turk dhe nuk është çudi që ai të ketë të preferuar një ushqim që edhe shqiptarët e njohin mirë.

Ne kemi shumë ushqime të përbashkëta, disa prej tyre janë tipike turke që kanë hyrë edhe në kuzhinën tonë, ndonjë edhe mund të jetë përcjellë nga Shqipëria në Turqi, por ka edhe receta të zonës që nuk kanë një atdhe specifik, por gjithë rajonin dhe Kivanç pëlqen pikërisht një recetë të rajonit.

Trahana! Në një shkrim të gazetës Paloma, përmendet që ushqimi i preferuar i Kivanç Tatlitug është trahanaja, një recetë e Mesdheut Lindor që me sa duket paska fansa të shumtë si në Shqipëri dhe në Turqi.

Gjithmonë në këtë shkrim, kuptohet edhe që aktorë të tjerë të njohur turq pëlqejnë receta që ne i njohim mirë.

Çagatay Ulusoy është fans i patëllxhanëve të mbushur, një recetë që edhe emrin e ka turk, imam ballajdi.

Nugul Yesilçay pëlqen fasulet e kuqe.

Ndërsa Serenay Sarikaya preferon kukurecin.

Këta aktorë kaq të pashëm, elegantë, modernë, chic dhe të pasur do ishin të kënaqur po t’i çonit në një gjelltore.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko