-Jetë dhe Stil

Ushqimet që e kthejnë seksin në makth

               Publikuar në : 22:12 - 10/07/18 |
E SH

Edhe pse mund të keni shumë kohë me partnerin dhe keni krijuar një lidhje të fortë në të gjitha dimensionet, ndonjëherë marrëdhëniet seksuale nuk janë aq të mira.
Ndoshta nuk e kishit menduar por ajo që konsumoni para procesit ndikon në atë që do të ndodhë më pas.

Po po, kot nuk thonë dashuria kalon nga stomaku.Ndonjëherë janë disa gabime të vogla që çojnë në djall të gjitha përpjekjet që keni bërë për të patur një natë sa më të nxehtë me partnerin.

Kështu që, nëse doni që të mos keni telashe ereksioni apo thatësie vaginale sipas Living bëni mirë t’i evitoni ushqimet e mëposhtme, pasi mes tyre do të gjeni nga ata që ndoshta do t’ju befasojnë:

1. Çokollata: Ndonëse është një afrodiziak i çmuar për femrat, çokollata frenon sekretimin e testosteronit tek meshkujt dhe si pasojë ata shfaqin problem me ereksionin.

2. Djathi: Nuk e dimë si ia bëjnë francezët, duke patur parasyh varietetin e panumërt të djathërave që ka ky vend, por djathi para seksit është një ide e keqe për të dyja gjinitë. Me siguri do të përfundoni me dhimbje barku nga pas.

3. Kafeina: Kafeina rrit nivelin e ankthit, sidomos tek disa persona, njëkohësisht ajo nivelin e testosteronit dhe rrjedhimisht dëshirën seksuale.

4. Vera: Ndërkohë që një gotë verë duket sikur ju ndihmon, duke pirë shumë mund të kaloni një përvojë jo aq të bukur. Në një studim të University of Missouri–St. Louis, 11% e përdoruesve të alkoolit raportojnë se kanë probleme në arritjen e orgazmës. Arsyeja është se alkooli prek një pjesë të sistemit nervor që është e rëndësishme për zgjimin seksuale dhe orgazmën.

Pas