-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Urimi i fundit që djali i Dritan Priftit i bëri të atit per ditelindje, kur ai luftonte për jetën 

Në instagramin e David Priftit, mes postimeve të shumta gjendet edhe urimi i fundit që ai i ka bërë të atit për ditëlindje. Postimi që mban datën 27 gusht është i ndjerë, ashtu siç mund të jetë urimi që një fëmijë i bën prindit të tij. 

Në një kohë kur ish-ministri luftonte për jetën, me shpresën dhe dëshirën që i ati t’ja dilte në këtë beteje, Davidi i shkruante. 

“Gëzuar ditelindjen njeriut, që gjithmonë kam dashur t’i ngjaj. Të dua shumë babi. Faleminderit që je gjithmonë pranë meje”. 

Davidi i ka shoqëruar fjalët e tij të ndjerta me një foto të të atit, që e mban në krahë në kohën kur Davidi ishte foshnjë në ditët e para të jetës. 

49-vjeçari Prifti, ish-minister dhe ish-deputet u nda nga jeta pasditen e djeshme në moshën 49-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e  rëndë. 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko