Bota

Uragani Florence do të godasë SHBA sot në mbrëmje, reagon Trump

               Publikuar në : 13:56 - 13/09/18 |
m.b

Uragani i emëruar Florence po i afrohet Shteteve të Bashkuara, ndërsa bregu lindor po përgatitet për stuhinë monstruoze e cila po vjen në drejtim të tyre. Zyrtarët kanë urdhëruar evakuimin e të gjithë bregut pasi priten erëra shumë të forta dhe përmbytje.

Florence u dobësua në një uragan të kategorisë së dytë (më prë ishte katër), por në mëngjes erërat frynin në shpejtësinë 175 kilometra për orë dhe më shumë. Sipas trajektores, Karolina Veriore do të goditet nga stuhia të enjten në mbrëmje ose të premte në mëngjes.

Parashikohet që pas Karolinës së Veriut stuhia të zhvendoset në Virginia ndërsa shirat mendohet të arrijnë në nivelin 1 metër. Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave paralajmëron se goditja  në Karolinën Veriore do të jetë si një grusht i Mike Tyson në fytyrë.

Ndërkohë edhe presidenti Donald Trump ka reaguar duke u betuar se nuk do të kursehen shpenzimet për këtë katastrofë. Ditën e djeshme ai u takua me zyrtarët federalë të katastrofave në Shtëpinë e Bardhë.

“Çfarëdolloj shume parash, çfarëdolloj gjëje që duhet për ta përballuar, ne do ta bëjmë,” u th Trump reporterëve./Opinion.al

Pas