Aktualitet

Unaza e Re, Basha: Po manipulohet tenderi i ri, me rezultat të paracaktuar


               Publikuar në : 13:58 - 12/01/19 |
b.f

Lideri demokrat, Lulzim Basha gjatë deklaratës së sotme për mediat, përpos shqetësimit për dhunimin e studentëve, theksoi se po përgatitet sërish një tender korruptiv për Unazën e Re. “Është përgatitur edhe rimanipulimi i këtij loti, janë bërë kërkesa qesharake. Ky tender duhet anuluar i tëri, cdo hap e në vencanti të tilla si ky me rezultate të paracaktuara , vinça 400 tonsh, janë qesharake”, tha Basha.

Më tej, ai u shpreh se prokuroria që hesht është bashkëfajtore për megaskandalin e Unazës së Re.

“Ndonëse është kapur në flagrancë për megaskandalin e Unazës së Re, në vend të kemi politikanë e zyrtarë të arrestuar, po përgatitet ritenderimi. Për dy ditë është denoncuar se si jo vetëm shteti ishte në dijeni, po ishte pjesëmarrese në procesin e falsifikimit. I vetmi person që ka fuqi të detyrojë agjencinë e prokurimit të kryejë një procedurë me letra false, është kryeministri i vendit Edi Rama.

Hetimet për Ramën, Gjiknurin e Qendron duhet të kishin nisur prej kohësh. Heshtja e prokurorisë e bën atë bashkëfajtore e bashkëshkelëse të ligjit. Sot cdo shqiptar e ka të qartë se pse një vit më parë u emëruar Arta Marku. Kjo i vë kapakun pyetjes ku ka përfudnuar reforma në drejtësi për Ramën Gjiknurin e përfituesit e këtij tenderi korruptiv do të veprojë paketa antimafia”, u shpreh Basha.

Pas