Kryesore

Umtiti kalon Francën në finalen e Kupës së Botës

               Publikuar në : 21:55 - 10/07/18 |
rel d

Franca është finalistja e parë e Kupës së Botës Rusi 2018.

“Gjelat” fituan 1-0 ndaj Belgjikës në një gjysmëfinale plot emocione, por të zgjidhur vetëm nga një gol i mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti.

Goli i shënuar në minutën e 51 ishte i vetmi i supersfidës që pa në fushë yje si Griezmann, Mbappe, Pogba, Hazard, Lukaku apo De Bruyne.

Të mërkurën do të luhet gjysmëfinalja tjetër: Angli-Kroaci.

 

Pas