Aktualitet

Ulet në Rinas avioni i parë i ‘Air Albania’

               Publikuar në : 19:48 - 14/09/18 |
Gerta

Avioni i parë i “Air Albania”, i pagëzuar ‘Lasgushi’, u ul pasditen e së premtes në aeroportin e Rinasit.

“Air Albania” do të ketë destinacionenë qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

Në qershor të këtij viti, qeveria nisi procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania”.

Tre ortakët e saj janë Albcontrol me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, Turkish Airlines dhe MDN Investment, përkatësisht me 49 dhe 41%.

Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “low cost” nga Shqipëria./Opinion.al

 

 

View this post on Instagram

 

Ja, tani🦅 L❤️VE ALBANiA

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Pas