-Destinacione, -Vënde për tu parë, Travel

Ujëvara e Sotirës, një destinacion turistik jo larg Tiranës

Një nga perlat e natyrës shqiptare që ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj, jo larg kryeqytetit është dhe ujëvara e Sotirës.

Ajo ndodhet rreth 60 km. larg Tiranës dhe 16 kilometra larg Gramshit, ndërsa për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë në këmbë.

Është një ecje që shërben si një lëvizje sportive dhe përballohet nga çdo moshë.

Kjo ujëvarë mjaft e bukur e ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara.

Ky fshat dikur ka qenë i banuar dhe ka pasur një popullsi të konsiderueshme deri në 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme.

Ujëvara ka një lartësi rreth 100 metra dhe buron nga mali i Tomorrit. Ka një bukuri mahnitëse që tërheq e bën kurioz shumë vizitorë nga Shqipëria por edhe nga bota, turistë që janë kurioz pas natyrës.

Pothuajse çdo fundjavë drejt këtij spetakli natyror nisen agjenci turistike që kundrejt një pagese të leverdisshme krijojnë mundësinë dhe komoditetin për ta vizituar këtë ujëvarë

Ujevara_e_sotires_gramsh_visit_albania_ecaty_comujevara-e-sotires-6

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko