-Turizëm, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha, Travel

Udhëtimet jashtë, shikoni ku kanë prenotuar shqiptarët

brezovica

Viti i Ri mbetet një nga ditët më të shënuara për shqiptarët. Mendohet që janë 1.500 qytetarë që natën e ndërrimit të viteve do ta festojnë jashtë vendit, ku gati gjysma kanë prenotuar udhëtimet me avion.

Sivjet, risi është përzgjedhja e shteteve të preferuara që duket se ndryshojnë nga destinacionet klasike.

“Ka një kërkesë më të ritur për vendet e rajonit si Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi dhe Kosovën, që është risi këtë vit. Por edhe vende si Dubai mbeten trend, sikurse edhe Parisi e Praga”, tha per TCH, Agim Mehmeti, drejtor i shitjeve pranë një agjencie turistike.

Një dukuri që i karakterizon shqiptarët, sipas operatorëve turistikë, janë udhëtimet e minutës së fundit, ndërsa vërehet se nga viti në vit përzgjedhjet e destinacioneve sa vijnë dhe afrohen me njëra-tjetrën.

“Trendi është në rritje, por trendi i shpenzimeve për një individ është në rënie. Shqiptarët janë më të kujdesshëm në shpenzime. Përgjithësisht është një tendencë për të udhëtuar drejt vendeve të ftohta, por ka edhe një masë për ato të ngrohta”, thotë Mehmeti. /TCH

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko