“Udhëheqësi”/ Filmi për Erdoganin po shfaqet në Zvicër – Opinion – Faqja Zyrtare
-Kulturë, Aktualitet, Bota, Te Fundit

“Udhëheqësi”/ Filmi për Erdoganin po shfaqet në Zvicër

erdogan film

Realizuesit e filmit betohen në pavarësinë e tyre, por vetë producenti, Ali Avci, e lidh këtë film me ata të spiderman dhe superman.

“Ne në kinematë globale shohim heronj si spiderman dhe superman, të cilët nuk kanë jetuar kurrë. E ndërkohë ne e kemi heroin tonë që jeton!”, ka thënë ai.

Filmi mban emrin “Reis” (Udhëheqësi). Ndërsa udhëheqësi ose lideri këtu është sundimtari i Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Atij i është kushtuar një film i cili e paraqet si hero dhe të pagabueshëm.

Aktualisht filmi po shfaqet nëpër kinematë zvicerane, shkruan tagesanzeiger.ch. Ai e përcjell jetën e Erdoganit që nga fëmijëria deri në ngritjen e tij në pozitën ku është sot.

Premierën filmi e ka pasur para një jave në Stamboll, me rastin e ditëlindjes së autokratit turk. Ndërsa nga e enjtja ai po luhet edhe në Zvicër, në kinemanë ”Capitol”, transmeton albinfo.ch.

Distribuimin e filmit e ka bërë Kitag AG, që është distributori më i madh i filmit në Zvicër.

Ngjashëm flet edhe regjisori Hüdaverdi Yavuz. I pyetur përse në film nuk tregohet asnjë dobësi e Erdoganit, Yavuz është përgjigjur duke thënë se “ai nuk ka asnjë dobësi”.

Koha e fillimit të shfaqjes së filmit nuk është aspak rastësi. Erdogani gjendet në fushatën për të vendosur sistemin presidencial në Turqi, prandaj i duhet t`i disiplinojë ndjekësit e tij për të mbajtur kursin e duhur.

Ndërkaq, turqit që jetojnë në Zvicër e kritikojnë qasjen naive të Zvicrës në raport me propagandën e Erdoganit.

Kështu, deputetja Nacionale nga Partia e Gjelbër, Sibel Arslan (me prejardhje turke-kurde) thotë se ky film është problematik.

“Erdogani aty inskenohet si një martir i madh”, ka thënë ajo.

Por ajo që e frikëson veçanërisht është gjuha luftarake e filmit. I gjithë rrëfimi, sipas Aslan, është i orientuar në atë mënyrë që të legjitimojë dhunën kundër atyre që mendojnë ndryshe.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko