Aktualitet, Kryesore

U vjen fundi ditëve me diell dhe temperaturave të larta, fundjava rikthen dimrin

Këtë fundjavë priten uljen të temperaturave dhe rikthim i reshjeve të shiut dhe dëborës.

Sipas Meteoalb, dita e shtunë pritet të jetë me kthjellime dhe vranësia të shpeshta, kryesisht në zonat Lindore dhe ekstremet Veri-Jug ku priten edhe reshje shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit mbeten konstante mëngjesin e së shtunës, por rënie me 2°C sjell mesdita, transmeton tv klan

Ndërkohë, dita e dielë vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore.

Sa i përket temperaturave, do të ketë rënie në të dy ekstremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko