4

U përfshi në video pornografike, ja çfarë thotë vajza e ish-yllit të Real Madridit

               Publikuar në : 12:15 - 14/01/18 |
ri.de.

Daniela Figo, vajza e ish-yllit portugez të Barcelonës Real Madridit dhe Interit, Luiz Figos, e ka mohuar se fotografitë dhe videot pornografike që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale kanë të bëjnë me të.

Daniela, 18-vjeçare, ka treguar përmes një shkrimi duke thënë se dëshiron t’i sigurojë të gjithë se fotografitë dhe videot që po qarkullojnë në Instagram dhe Whatsup janë të rreme dhe se nuk kanë të bëjnë me të, transmeton Express.

Ka disa ditë që në rrjetet sociale qarkullojnë video me përmbajtje pornografike, me protagoniste një vajzë që pretendohet të ishte Daniela Figo.

Por, një gjë të tillë nuk e pranon ajo.

“Dua t’i siguroj të gjithë se fotografitë janë false dhe nuk më përkasin mua. Nuk e kuptoj motivin që fshihet pas të gjithë kësaj ngjarjeje, e gjithashtu trishtohem që disa njerëz bëjnë të tilla gjëra vetëm për të tërhequr vëmendjen, duke përfshirë njerëz që as nuk i njohin”, shkruan ajo në rrjetin social Instagram. /Express/

 

Pas