Komente

Turpi i Edi Ramës shumëfishon vetveten

               Publikuar në : 19:23 - 03/10/18 |
rel d

Nga Reldar Dedaj

Pas historisë së Xhisiela Malokut me Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, të gjithë kanë nisur të mendojnë se pavarësisht si dukemi së jashtëmi, pavarësisht në jemi shkaktarë apo viktima të këtij realiteti, duhet t’a pranojmë se edhe vetë plëngprishësit, shkatërrimtarët e këtij vendi, të gjithë kanë filluar të ndihen bashkëvuajtës, sepse për sjelljen tonë të papëlqyer kemi filluar të paguajmë faturën.

Të gjithë, pothuajse të gjithë, kemi filluar të vuajmë nga pafuqia për t’a duruar fyerjen dhe poshtërimin, që ia bëjmë vetes ose na e bëjnë çdo ditë të tjerët.

Njerëzit e këtij vendi, prej tre apo katër ditësh ose më shumë e panë turpin duke dalë sheshit, dikush në bulevard, dikush në kafen e lagjes, dikush në televizor dhe dikush tjetër në mes të fshatit. Disa tremben, disa nuk tremben aspak, por vetëm tregojnë me gisht dhe disa lavdërojnë kohën e diktaturës komuniste.

Atëherë nuk lejohej kështu, nuk kishte turpe të tilla!- thonë dhe bëjnë fytyrën sikur ka humbur një gjë…

Në kohën e tashme, me socialistët, edhe turpi ka fituar lirinë. Turpi ndodhet aty ku ndodhesh ti, ku ndodhemi të gjithë.

Si fillim, u përpoqën që turpin ta mbyllin me dryn brenda zyrave të komisariateve, madje i vunë dhe roje nga pas. Por edhe këtu nuk arritën dot t’a mbyllnin. Së dyti, përsëri u përpoqën të ndërtojnë salla të mbyllura, si për shembull sallën e mbledhjes së qeverisë dhe sallën e parlamentit, që ruhen nga ushtarakë të armatosur dhe agjentë të spiunimit. Por edhe këtu ka hyrë turpi. Frika është se këtu ka më shumë turpe se askund tjetër edhe pse mund të ketë më pak njerëz si të shënuar të neveritshëm. Është provuar se turpi në rrugë ka dalë nga sallat e mbyllura dhe të ruajtura mirë kundër turpit të rrugës.

Turpi, edhe kur ndëshkon edhe kur mashtron, në të dyja rastet krimin e kryen në turmë ose në grup. Turpi është sëmundja që tërheq më shumë njerëz dhe shumëfishon veten.

Turpi përhapet rrugëve dhe bareve, por vjen prej zyrave dhe sallave të ruajtuara. Dilema shekspiriane se u dhunua apo jo Xhisiela Maloku nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja,- e bën aq të guximshëm turpin e sallave dhe zyrave të mbyllura saqë del në rrugë dhe i bën këta të rrugës aq të guximshëm sa t’a besojnë.

Pushteti absolut i injorantëve dhe i të korruptuarve, do të thoshte Sokrati, i vendosur përmes sistemit demokratik është më i keq se çdo diktaturë. Një pushtet i vendosur prej kohësh buzë greminës, i kapur prej kapzerri nga krimi i organizuar, u shemb si kështjellë rëre dy ditë më parë para syve të çdo qytetari.

Pse vallë turpi e ka një gjë pozitive?

Duke përgënjeshtruar veten, Xhisiela Maloku e mbajtur peng, firmosi vdekjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe jo vetëm kaq. Zhgjyri politik na doli në sipërfaqe dhe na tregoi se e gjithë shoqëria shqiptare, pa përjashtim e gjitha, është një shoqëri e marrur peng nga krimi dhe mafia në këtë vend.

Tashmë po kthehen zërat e errësirës: është bërë trend politik dhe kulturor që politikanët dhe zagarët të ushqehen në një enë dhe të rikonfigurohen në koalicione më të pamundshme që janë parë ndonjëherë; mëkatarët dhe të neveritshmit, zhgjyrët dhe laskarët, mashtruesit, horrat dhe masa e madhe e njerëzve me defiçit moral kanë gjetur strehen më të rehatshme te partia dhe te pushteti, ndërkaq institucionet e shtetit janë shndërruar në azilin më të madh të vagabondëve dhe pushtave të këtij vendi.

Pas