Aktualitet

‘Turkish Airlines’ krijon kompani të përbashkët me Shqipërinë

               Publikuar në : 21:03 - 14/09/18 |
rel d

Kompania ajrore, Turkish Airlines, me 12 shtator bëri me dije krijimin e një kompanie të përbashkët me Shqipërinë.

 “Turkish Airlines” ka konfirmuar se së shpejti do të nisin fluturimet e “Albania Airlinies”, e financuar thuajse tërësisht nga Turqia. Fluturimet e kompanisë “Albania Airlinies” do të shërbejnë për transportimin e mallrave dhe pasagjerëve, shkruan Hyrriet Daily News.

“Kompania e re do të krijohet me një kapital prej 30 milionë dollarësh”, citohet nga deklarata.

Mësohet se aksionet prej 49 përqind, 41 përqind dhe 10 përqind janë mbajtur nga Turkish Airlines, MDN Investment SHPK dhe Albcontrol, i cili menaxhon hapësirën ajrore dhe trafikun ajror të Shqipërisë dhe përfaqëson qeverinë shqiptare.

Përmes një deklarate tjetër më 12 shtator, Turkish Airlines, njoftoi vendimin për të filluar fluturimet e planifikuara në Lusaka, kryeqyteti i Zambisë.

Linja ajrore ka transportuar 43.2 milionë pasagjerë nga janari deri në korrik të këtij viti.

Pas