3

Truri dhe perceptimi seksual

               Publikuar në : 10:47 - 14/01/18 |
ri.de.

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja

Ç’farë ndodh me trurin gjatë një perceptimi pamor sexual? Një nga imazhet ekstreme të perceptimit seksual është piktura e “Judith” (Klimt, 1901). Figura e femrës qëndron e fuqishme, e vërtetë, femër fatale, që është në ekstazi të një orgazme gjatë aktit makabër te prerjes së kokës së “Holofernes” (Belvedere, Viena). Ajo ngjall frikë dhe epsh, e mbuluar me ar, e egzagjeruar me një hijeshi të brishtë femërore, pa gjak ne duar por me buzët ende të kuqe erotike. Në këtë rast arti pamor luan me idenë e estetikës seksuale dhe misterin e orgazmës si akt erotik. Vëzhguesi në atë moment ndihet i hipnotizuar nga thellësia, frika, kënaqësia, ankthi seksual dhe implikimet patologjike që Klimti i shkakton imazhit.

Në pamje të parë shikuesi tërhiqet më shumë nga figura epshore e figurës së Judith se sa nga akti brutal. Si i percepton truri të gjitha këto? Truri ka nje plasticitet natural dhe një perceptim i tillë mund të konsiderohet si një rrugëtim i procesit stimulues (Kandel, 2012). Perceptimi në këto raste bën një diskriminim midis procesit të “shikimit” dhe “verbërisë”, që do të thotë më thjeshtë ajo që “shikon” edhe atë që “nuk e shikon”.

Truri bën rrugëtime qelizore të ndryshme, qe aktivizon qeliza në pjesë të trurit që mund të mos jenë direkt të lidhura me aktin sexual të mirëfilltë. Truri ka vecanti të manipuloj një kuptim perceptual të përgjithshëm që çon drejt një kënaqësie estetike apo edhe stimuluese, në bazë të njohurive neuro-kognitive të pjesës vizuale të trurit. Në perceptimin sexual, truri është i aftë që të interpretoj dy formate të veçanta të informacionit, ato konkrete dhe ato abstrakte.

Si vijim, truri përdor rrjete të ndryshme kortikale të influencuara nga informacionet e dhëna. Këto mund të jenë gjithashtu pjese të rrugëtimit qelizor të poshtëm dhe sipërm (ventral & dorsal) që aktivohen në zonën ku interpretohet informacioni konkret (Thalamus), informacioni abstrakt (Hypothalamus), dhe informacioni pamor (Korteksi Vizual). Çrregullime në këto sisteme vijojnë në çrregullime patologjike mendore apo sexuale (Motofei & Rowland, 2014).

Pas