Aktualitet, Kryesore

Trupi i shkrumbuar në Fushë-Krujë, del ADN-ja: I përket Xhafer Osmanit nga Kosova. Ja dyshimet për vrasjen makabre

Trupi i karbonizuar që u gjet në Fushë-Krujë i përket, 60 vjecarit nga Kosova Xhafer Osmani nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrisë. Sot ka dalë përgjigja e ADN që i jep fund dilemave mbi identitetin e viktimës.

Xhafer Osmani, më 29 Prill kishte hyrë në Shqipëri me makinën e tij nga pika kufitare e Morinës, ndërsa më 5 Maj u gjet i djegur krejtësisht (trupi i karbonizuar) në Fushë-Krujë.

Paraprakisht, grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimi, duke e klasifikuar si ngjarje kriminale. Agjentët e hetimit po bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për të mësuar mbi personalitetin e 53-vjeçarit, të shkuarën e tij, nëse ka pasur precedentë dhe ndonjë konflikt të mundshëm në Kosovë ose Shqipëri.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se nga të dhënat e mbledhura, ka dyshime se ky shtetas mund të ketë mbërritur në Shqipëri pasi ai kishte krijuar një lidhje intime dhe për pasojë qëllimi i këtij udhëtimi mund të ketë qenë një histori e tillë, që më pas ka përfunduar në tragjedi.

Të njëjtat burime thanë se ka dyshime që i ndjeri ta ketë krijuar lidhjen në zonën ku u gjet trupi, por pasi është zbuluar lidhja, ai është vrarë e më pas djegur.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko