Bota

Trump sulmon ish-drejtorin e FBI dy ditë para daljes së librit: Burgoseni! Ka nxjerr sekretet

               Publikuar në : 09:31 - 16/04/18 |
ri.de.

Presidenti amerikan Donald Trump komentoi ish-drejtorin e FBI-së James Comey, duke u shprehur se “duhet të futet në burg pasi ka nxjerrë informacione sekrete dhe ka gënjyer Kongresin”. James Coemy sapo ka botuar një libër me kritika të forta në adresë të presidentit.

Disa orë para një interviste të shumëpritur me zotin Comey, Presidenti Trump postoi një dyzine sulmesh ndaj ish-drejtorit të FBI-së. Libri i zotit Comey, i titulluar ” Besnikëri më e Lartë” do të dalë në treg të martën dhe është aktualisht shumë i kërkuar, siç dëshmojnë porositë në sitet elektronike që e shesin.

Në libër, zoti Comey e krahason Donald Trumpin me një “bos të mafias” dhe thotë se presidenca e tij ka marrë tiparet e “zjarrit në pyll”.

“Pyetjet qendrore për librin e kritikuar të Comey-t mbeten pa përgjigje. Si ka mundësi që ai nxori informata sekrete? Të burgoset”, shkruan presidenti Trump në Twitter.

Siç duket këto komente i referohen shënimeve që ka mbajtur zoti Comey për bisedat që ka zhvilluar me presidentin. Por në fakt këto shënime nuk përbëjnë informacion sekret. Nuk është e qartë se për çfarë e ka fjalën presidenti kur thotë se Comey ka gënjyer Kongresin gjatë dëshmisë së tij.

“Kurrë nuk i kam thënë Comey-t të më betohej për besnikëri personale. Nuk e njihja personalisht. Kjo është një nga gënjeshtrat e tij. Shënimet që ka mbajtur janë thjesht për interes të tij dhe janë të SAJUARA!” shkruan më tej Donald Trump në Twitter.

*Libri i Comey që del nesër në libraritë amerikane

 

Pas