Bota, Te Fundit

Trump në konferencë surprizë për shtyp: “Mediat më sulmojnë se nuk duan të kem sukses”

trump

Donald Trump ditën e sotme njoftoi për një konferencë surprizë shtypi për të njoftuar kandidatin e tij të ri për Sekretar të Punës, pas largimit të Andy Puzder, mbrëmjen e djeshme.

Kjo konferencë vjen pas një seri statusesh në twitter ku presidenti i SHBA ka kritikuar mediat që transmetojnë lajme të paverifikuara prej tij apo administratës së tij.

Ndërkohë kujtojmë se James Mattis, shefi i Pentagonit është bërë zyrtari më i lartë i administratës që ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Në fillim të fjalimit Trump ka ritheksuar faktin se Amerika është në një rrëmujë të madhe, duke thënë se asnjë president i zgjedhur nuk ka bërë aq sa ai në një periudhë të tillë të shkurtër.

Problemi më i madh i presidentit të 45-të të SHBA mbreten lajmet e rreme dhe urrejtja që transmetojnë mediat, kryesisht në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë.

“E mira është se gjërat po ndryshojnë. Njerëzit kanë filluar të përqëndrohen në paligjshmërinë e informacioneve të klasifikuara që jepen.”- ka thënë ai duke iu adresuar raporteve me aleatët si Rusia.

Donald Trump ka deklaruar se në presidencën e tij ushtria amerikane do të bëhet në e fortë se asnjëherë më parë.

“E di që disa gjëra që do bëj nuk janë popullore, por unë do t’i bëj, ashtu sikurse premtova”- ka thënë ai me tone të larta.

Në mënyrë të përmbledhur Trump e konsideron sulmin mediatik që i bëhet atij një mjet për të dështuar politikat e tij, një ndër to edhe lidhjen me Putin.

“Të gjitha këto lajmet e rreme po na vështirësojnë arritjen e një marrëveshje me Rusinë”- ka thënë ai./ opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko