Komente

Trump emëron Lighthizer për të drejtuar negociatat SHBA-Kinë

               Publikuar në : 21:14 - 04/12/18 |
Gerta

UASHINGTON– Presidenti Trump caktoi një firmë të fortë për të udhëhequr negociatat me Pekinin, duke treguar se SHBA do të ndjekin një qëndrim të ashpër edhe pse është e detyruar të jetë në bisedime kontestuese lidhur mosmarrëveshjet tregtare në tregjet globale me Kinën.

Trump njoftoi Presidentin kinez Xi Jinping për zgjedhjen e Robert Lighthizer-  kryenegociator, në takimin e tyre të së shtunës në Buenos Aires, duke folur disa herë me përfaqësuesit e tregtisë së SHBA, si personi që do të përballet me diplomatët e Pekinit.

Por mesa duket Kina ka rënë dakord të reduktojë tarifat ndaj automjeteve të importuara nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi presidenti Donald Trump në “Tëitter” gjatë orëve të vona të së dielës (ora lokale në Argjentinë), vetëm një ditë pasi arriti ujdinë me homologun e tij kinez, Xi Jinping për një paqe në vazhdën e luftës tregtare mes dy superfuqive më të mëdha ekonomike të botës.

Pas arritjes së një marrëveshjeje të përkohshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për të pezulluar luftën e ndërsjelltë tregtare, analistët po shprehin parashikime mbi shanset që dy fuqitë më të mëdha ekonomike të botës të arrijnë një pakt më të gjerë dhe të përhershëm brenda 90 ditësh.

Bursat reaguan pozitivisht pas njoftimet se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të mos vendosin tarifa të reja për 90 ditët e ardhshme, kohë gjatë së cilës të dyja palët pritet të përfundojnë një marrëveshje më të detajuar.

Presidenti Donald Trump shkruajti në një seri mesazhesh në Twitter se bisedimet për të arritur një marrëveshje tregtare “tashmë kanë filluar” dhe se nëse arrihet një “marrëveshje e drejtë”, ai do ta nënshkruante me gjithë qejf.

Nëse Pekini vepron me shpejtësi për të përmbushur premtimet do të dëshmojë se është i angazhuar seriozisht për arritjen e një pakti tregtar. Analistët flasin për potencialin që ofron Kina nëse hap tregjet, sidomos për automjete dhe shërbime financiare.

Zyrtarët e administratës amerikane e shohin Kinën si një grabitqar ekonomik, një fuqi armiqësore që kërkon të minojë supremacinë teknologjike amerikane dhe të zbresë nga froni Uashingtonin si fuqi ekonomike dominante në botë. SHBA-të ankohen se Pekini zyrtar subvencionon gjigandët e saj shtetërorë për të konkurruar në tregjet botërore, vjedh teknologjinë amerikane dhe mban limite strikte për biznesin e huaj në Kinë. Zyrtarët në Pekin dhe Uashington flasin hapur për perspektivën e një “Lufte të Ftohtë” të re mes dy vendeve. “Kam gati besimin se një vit prej tani rezultatet e përbashkëta që do të finalizohen të shtunën në mbrëmje do të avullojnë dhe 2020 do të jetë më gërnjare se sa ky vit që po lëmë pas,” tha Scissors përmes një emaili.

Presidenti kaloi pjesën e parë të javës duke rrotulluar mundësitë e një rehatie me Kinën. Ai tha për Wall Street Journal se ishte “goxha e vështirë ” që të mund të fshinte planin e 1 janarit që presupozon të rrisë tarifat doganore 25 % nga 10 % për 200 mld të produkteve kineze.

Vendosja e Robert Lighthizer si kryenegociator rrit gjasat që Pekini të mos i ofrojë Uashingtonit të gjitha ato që ka kërkuar. Presidentit Trump mund t’i duhet të pranojë një kompromis, thonë vëzhguesit.

Zgjedhja e zotit Lighthizer “vendos bisedimet në një drejtim krejtësisht të ri”, tha Michael Pillsbury, një studiues i Kinës në Institutin Hudson, të cilin zoti Trump e ka thënë se e konsideron si një nga ekspertët kryesorë të Kinës dhe që konsultohet rregullisht me Shtëpinë e Bardhë.

Lighthizer dhe stafi i tij janë negociatorë tregtarë me përvojë. Në bisedime të ngjashme me Bashkimin Evropian dhe Japoninë, z. Lighthizer mori gjithashtu rolin udhëheqës.

Jared Kushner, një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, dhëndri i z. Trump dhe shefi i  Sigurisë Kombëtare të Azisë, Matt Pottinger, luajtën rol të rëndësishëm në bindjen e presidentit për t’i dhënë zotit Lighthizer një rol qendror në bisedimet me Kinën./ Wall Street Journal- Përshtatur për Opinion.al

Pas