Bota

Trump do përgjigje për gazetarin e zhdukur, ja ku humbi ai më 2 tetor

               Publikuar në : 13:43 - 11/10/18 |
el ida

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se “do t’i shkojë deri në fund” rastit të gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi.

Trump u tha gazetarëve se ka biseduar me autoritetet saudite “të nivelit më të lartë” për gazetarin.

Khashoggi është banor i SHBA-së dhe kritik i mbretërisë saudite. Ai ka hyrë në ambasadën saudite në Stamboll më 2 tetor dhe që atëherë nuk është parë më.

Autoritetet turke thonë se Khashoggi është vrarë. Arabia Saudite e mohon.

“Nuk mund të lejojmë që kjo t’iu ndodhë gazetarëve dhe askujt”, tha Trump.

Shtëpia e Bardhë pohoi se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe zyrtarë të tjerë kanë biseduar me princin saudit të kurorës, Mohammed Bin Salman. Ata  kanë kërkuar më shumë detaje për situatën.

Edhe Turqia, edhe Arabia Saudite janë aleate të SHBA-së.

Pas