Trukimet/ Kallëzoi “Skënderbeun” te UEFA, ukrainasit punësojnë “armikun” e korçarëve – Opinion – Faqja Zyrtare
Aktualitet, Sport, Te Fundit

Trukimet/ Kallëzoi “Skënderbeun” te UEFA, ukrainasit punësojnë “armikun” e korçarëve

Emri i Françesko Barankës është shumë i njohur në Shqipëri dhe sidomos nga klubi i Skënderbeut, pasi ka drejtuar “Federbet”, e cila denoncoi shumë ndeshje të dyshuara si të trukuara nga ana e klubit korçar. Raportet e luhatjes së koeficienteve dhe përfitimeve financiare nga bastet u përdorën si prova gjatë proceseve gjyqësore të kampionëve të Shqipërisë në UEFA dhe KAS, duke rezultuar si provat më të rëndësishme për dënimin që u mor.

Puna që italiani ka bërë me organizatën në luftën kundër trukimeve ka rënë në sy të shumë vendeve, që duan të luftojnë këtë “sëmundje” të sportit. Ishte Federata e Ukrainës ajo që ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me italianin, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër, duke e emëruar si kryetarin e Komisionit të Etikës. Një pozicion i ngjashëm me atë të “prokurorit të përgjithshëm” në futboll, duke pasur fuqinë për t’u marrë në mënyrë direkte me klubet apo zyrtarët që tentojnë, apo arrijnë të paracaktojnë rezultatet e ndeshjeve.

“Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, por tërheqëse për mua. Gjëja e parë që do të bëj është ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Etikës, duke afruar figura të respektuara të futbollit ukrainas, por edhe italianë apo nga vende të tjera. Më është kërkuar që të mos kem bashkëpunim me të shkuarën dhe mbi të gjitha pavarësi në punën time”, u shpreh Baranka në konferencën për shtyp para medias.

Ai krijoi një precedent shumë të rëndësishëm në botën e futbollit, sa u përket raporteve që vijnë nga kompanitë e basteve, me ndeshje të dyshuara si të trukuara. Nëpërmjet përfundimeve të arritura prej anomalive që mund të krijohen në përfitimet financiare apo mënyrës së vendosjes së basteve fituese, UEFA tashmë ka vendosur që t’i përdorë ato si prova të forta që mund të mjaftojnë edhe për dënime të ashpra për klubet e akuzuara.

barankaaa

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko