-Jetë dhe Stil, Metro

Trondit pedagogu: Kam pasur marrëdhënie seksuale me nxënësin sepse e ndihmon…

Jegge në një intervistë te dhënë transmetuesit publik SRF ka sqaruar se ka pasur kontakte seksuale me nxënësin. Sipas tij, në atë kohë ai nuk ka menduar se këto raporte seksuale “ nuk do t`i shkaktonin dëm nxënësit”. Kohë më parë ka dalë në shesh një skandal për të cilin akuzohej pedagogu i shquar Jürg Jegge.

Një ish nxënës i tij dhe një gazetar hulumtues e ngarkonin për kontakte seksuale me ish nxënësin ne fjale ndersa ai ishte i mitur. Sot, pedagogu është shprehur për herë të parë në lidhje me akuzat. Ai ka pranuar se për vite të tëra ka bërë “sulme seksuale” ndaj njërit nga nxënësit e tij. Jegge në një intervistë dhënë transmetuesit publik SRF ka sqaruar se ka pasur kontakte seksuale me nxënësin.

Sipas tij, në atë kohë nuk ka konsideruar se këto raporte seksuale “do t`i shkaktonin dëm nxënësit”. Por shikuar nga gjendja e sotme ai thotë se i duhet të pranojë se ka bërë një gabim. Duke qenë se nuk ka përdorur dhunë ndaj nxënësit, ai ka menduar se nuk po bënte diç të palejueshme. “Kam qenë i mendimit se kontaktet seksuale i ndihmojnë çlirimit shpirtëror dhe zhvillimit të nxënësit”. Ish nxënësi për të cilin bëhet fjalë, së bashku me gazetarin Hugo Stamm ka publikuar librin me titullin “Jürg Jegges dunkle Seite (Ana e errët e Jürg Jegge).

Të mërkurën, pedagogu i akuzuar ka dhënë dorëheqja nga posti i kryetarit të nderit të fondacionit “Martplatz”. Udhëheqja aktuale e këtij fondacioni është distancuar nga sjelljet për të cilat akuzohet Jegge. Jegge merret si njëri ndër pedagogët më me ndikim në Zvicër. Ai ka themeluar një drejtim të ri në pedagogji dhe njihet si kritik i sistemit shkollor zviceran

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko