Sport

Triumfon më në fund Interi, rikthehet tek fitorja pas 8 ndeshjesh

               Publikuar në : 18:08 - 11/02/18 |
m.b

Skuadra e Interit është rikthyer ditën e sotme tek fitorja në Seria A pasi mundi Bolonjën në shtëpi me rezultatin 2-1.

Interi kaloi shumë shpejt në avantazh që në minutën e 2′ me Eder, por më pas ish-futbollisti i Interit, Rodrigo Palacio riktheu barazpeshën në minutën e 25’.

Golin e avantazhit për Interin e shënoi talenti 19 vjeçar Karamoh në minutën e 63’.

Ndërkohë Bolonja e mbylli sfidën me 9 lojtar pasi dy lojtarë të saj u ndëshkuan me karton të kuq.

Interi merr fitoren e parë për këtë vit ku zikaltrit nuk fitonion që prej sfidës ndaj Kievos në 3 dhjetor.

Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e 3-të në renditje, 2 pikë më shumë se Lazio e vendit të katërt.

Kujtojmë që Interi këtë fitore e merr pas 8 ndeshjesh./opinion.al

Pas