-Kronikë

Tritoli në Burrel/ Si i shpëtoi atentatit 35-vjeçari që kishte marrë me qira lokalin

               Publikuar në : 10:08 - 26/03/18 |
ri.de.

35-vjeçari Selim Lika ishte në ambientet e brendshme, dhe arriti të shpëtojë pa u dëmtuar gjatë shpërthimit të mbrëmshëm në lokalin e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Partizani’, në lokalin që ishte marrë me qira nga Lika, pranë shkollës ’31 Korriku’.

Policia tha se tritoli me fitil përcjellës është hedhur nga dritarja e tualetit. 35 vjecari ka ndjerë eren e djegies dhe ka arritur të dalë në kohë, pak sekonda përpara se të ndodhte shpërthimi i fuqishëm në lokal.

Shpërthimi ka qenë aq i madh sa ka shkatërruar gjithçka në lokal. Jo vetëm kaq, janë dëmtuar edhe ndërtesat përreth. Deri tani ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë dhe as autorët. Marrja në pyetje e pronarit dhe dëshmitarëve në vendin e ngjarjes pritet të çojë policinë drejt autorëve.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 22.05 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në një lokal në lagjen “Partizani” në qytetin e Burrelit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se: Në lagjen ‘Partizani’, Burrel, në lokalin ‘Bar-Kafe’, të marrë me qera nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga dritarja e tualetit të lokalit është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje. Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.

/Opinion.al

*pamjet nga lokali 

Pas