-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Tritol makinës se inspektores së arsimit/ Frida Kopliku: S’ia kam idenë, s’kam asnjë konflikt

Një shpërthim i dyshuar me tritol ka tronditur qendrën e qytetit të Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:50 në zonën e këmbimit valutor, teksa një sasi lënde plasëse prej 200 gramësh është vënë nën një mjet tip “Volkswagen”, ngjyrë e bardhë, me targë AA 700 IY. Makina në të cilën është vendosur lënda plasëse e dyshuar si tritol është në pronësi të Frida Koplikut, me detyrë inspektore pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Shkodër.

Sipas burimeve policore, tritoli është i ndërtuar me dorë në mënyrë artizanale dhe amatore. Kjo ka bërë që nga shpërthimi mjeti të marrë vetëm dëme të lehta. 

Sa i takon shkakut të ngjarjes, grupi hetimor nuk ka ende një pistë. Vetë inspektorja e DAR, Frida Kopliku ka deklaruar: “Nuk e kam idenë se kush e ka vendosur tritolin. Nuk kam probleme apo konflikt me askënd. Shpërthimin me tritol e mora vesh nga mediat dhe kam ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes. Jam e habitur për çfarë ka ndodhur sepse nuk ka asnjë arsye që të ndodhë një gjë e tillë. Ajo që kërkoj është që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë”, ka deklaruar ajo. Pavarësisht këtij deklarimi, grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes e lidh shpërthimin me detyrën e saj.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko