-Sociale

Trendi i fundit: adoleshentët djegin veten me ‘Sfidën e Deodorandit’

               Publikuar në : 18:40 - 13/05/18 |
m.b

Shumë sfida me kauzë pozitive kanë arritur të bëhen virale në internet dhe janë mbështetur nga miliona njerëz në botë. I tillë ishte rasti i Ice Bucket Challenge apo Plank-a-Day. Fatkeqësisht, edhe ato dëmtueset kanë arritur të përhapen në masë të madhe.

Pas dëmtimeve serioze që pësuan adoleshentët nga Tide Pod Challenge ku hanin detergjent rrobash, një sfidë e re i ka zënë vendit. Quhet Deodorand Challenge dhe konsiston në spërkatjen e deodorandit me bazë aerosoli në lëkurë deri sa lëkura të digjet.

Mesa duket kjo sfidë ka disa javë që qarkullon mes adoleshentësh, por u mor vesh vetëm pasi një nënë postoi në Facebook fotot e vajzës së saj 10 vjeçare me djegie të shkallës së dytë.

Sipas ekspertëve, deodorandët me aerosol nuk janë të dëmshme, por nëse rast ekspozimi të gjatë shkakton djegie që lë edhe shenja./Opinion.al

Pas