Metro

Trajneri i McGregor tregon shkaqet që çuan në humbjen e irlandezit

               Publikuar në : 12:22 - 10/10/18 |
el ida

Dueli më i fortë në historinë e UFC përfundoi me fitoren e Khabib kundrejt McGregor. Së fundmi ka reaguar trajnjeri  i McGregor, John Kavanagh. Në lidhje me këtë humbje, trajnjeri tha se McGregor duhet të kishte zhvilluar një ndeshje para përballjes me Khabin.

“Ishim përgatitur mirë, u stërvitëm për ta fituar këtë duel. Madje në raundin e tretë me pak fat mund të kishim sjellë një përmbysje. Por Conor nuk arriti ta vërë shumë në punë të majtën e tij. Conor pati shanset e tij për ta goditur Khabib, sidomos në raundin e tretë, por gjërat nuk shkuan ashtu si duhet.

Vinim në këtë sfidë pas 2 vitesh larg kafazit edhe pse ishim stërvitur çdo ditë. Por fakti që nuk zhvillonim një duel prej 2 vitesh ndikoi shumë. Mendoj se duhej të kishim zhvilluar një përballje tjetër para kësaj sfide me Khabib, në pranverë apo verë, por gjërat u ndërlikuan pas incidentit me autobusin, në prill.

Duhej të kishim testuar veten me një sportist të ngjashëm me Khabib, që të përgatiteshim edhe pse e dinim që ai do të përdorte më shumë kapjet e një mundësi”, tha trajnjeri i McGregor.

Pas