Rusi 2018, Sport

Trajneri i Arabisë Saudite: Do të dominojmë ndaj Rusisë

Trajneri i Arabisë Saudite, Juan Antonio Pizzi është shprehur për ndeshjen e ditës së nesërme se ekipi i tij do të dominojë lojën ndaj Rusisë.

“Stili jonë është të tentojmë të konkurojmë, të luftojmë për çdo top. Në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, ne do të përpiqemi të imponojmë stilin tonë të lojës ndaj kundërshtarit dhe të kërkojmë për kontrollin e topit. Kemi një dëshirë të madhe të kërkojmë të luajmë mirë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Në karrierën time profesioniste nuk kam marrë pjesë në turnë të tillë dhe në ndeshje hapëse. Kombëtarja jonë ka një dëshirë të madhe të performojë mirë në Botërorin e Rusisë.” deklaron trajneri argjentinas i Arabisë Saudite.

Kombëtarja e Arabisë Saudite është hera e pestë që merr pjesë në një Kupë Bote, ku në këtë Botëror ndodhen në grupin A, së bashku me Rusinë, Uruguajin dhe Egjiptin.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko